Tech

Ju prezantojmë me domenin më të vizituar në botë për vitin 2021!

Së fundmi sipas të dhënave të ‘Cloudflare’, aplikacioni TikTok renditet i pari si domeni më i vizituar i internetit në botë për vitin 2021. Lista vijon me:

1.TikTok.com

2.Google.com

3.Facebook.com

4.Microsoft.com

5.Apple.com

6.Amazon.com

7.Netflix.com

8.YouTube.com

9.Twitter.com

10.WhatsApp.com

‘Cloudfare’ përfshinte shërbime të tjera përveç motorit të famshëm të kërkimit, si Maps, Gmail apo Google Photos. TikTok, është në pronësi të kompanisë kineze ”Byte Dance”. Pozicionin e tretë të domenëve më të vizituar, përfshirë edhe faqet web dhe aplikacionet, e mori rrjeti social Facebook, të katërtin Microsoft, ndërsa të pestin Apple. Në listën e 10 faqeve më të vizituara gjenden Amazon, Netflix, YouTube, Twitter dhe Whatsapp.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se së fundmi një mami “influencer” është kritikuar ashpër pasi ka postuar në TikTok një video, duke kërcyer pranë bebit të saj të sëmurë dhe të shtruar në spital. Whitney Leavitt, një grua amerikane, ka lindur fëmijën më 5 dhjetor dhe vetëm dy javë më pas, i porsalinduri kishte probleme me frymëmarrjen dhe u shtrua në spital.

Por, pavarësisht kësaj, mamaja e re e pa të arsyeshme që të vijonte me postimet në rrjetin social. Në videon e saj, i cili ka grumbulluar mbi 518,000 shikime në Twitter, Leavitt është duke kërcyer këngën hit të reperit Kendrick Lamar “Love”, ndërsa foshnja shihet i shtrirë në një krevat fëmijësh spitali me tuba frymëmarrjeje të lidhura në fytyrë. Zbuloni më shumë në këtë link.