Celebrities Gossip

Ju zbulojmë një sekret të Melania Trump!

“Çfarë ndodh në një qytet të vogël kur vajza ngjitur bëhet Zonja e Parë e SHBA-ve?” Kjo është pyetja e bërë në “Catching Melania”, një dokumentar i ri i drejtuar nga Jurij Gruden dhe prodhuar nga gruaja e tij, Tanja Gruden, i cili eksploron se si Melania Trump u metamorfozua nga një vajzë sllovene e qytetit të vogël në Zonjën e Parë.

Ndërkaq, së fundmi, sipas disa burimeve për “CNN”, Melania u ka thënë miqve se nuk ka dëshirë të rikthehet kurrë në Shtëpinë e Bardhë. Nëse Donald Trump vendos të kandidojë përsëri për president në vitin 2024, ajo nuk do ta shoqërojë në fushatë. Sipas raportimeve të “CNN”, në vend të Melania-s, një nga djemtë e tij të rritur ndoshta do ta shoqërojë.

Rikujtojmë, se në një intervistë për “Fox News” në muajin prill, Trump tha se ishte “100% duke menduar të kandidonte përsëri”. Në maj ai tha se njerëzit do të jenë shumë të lumtur kur ai të bëjë “një njoftim të caktuar”. Ndërsa javën e kaluar kongresmeni Jim Jordan tha se Trump ishte “gati ta jepte njoftimin pas gjithë kësaj çmendurie në Afganistan”.

Sipas një sondazhi të fundit, Trump do ta mundte ngushtë Biden, vlerësimet për të cilin kanë rënë kohët e fundit. Së fundmi, ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka kërkuar Joe Biden të japë dorëheqjen.

Trump ka deklaruar se ajo çfarë Biden ka bërë në Afganistan kohët e fundit është legjendare dhe situata aktuale është një turp. Megjithatë, ajo që dimë me siguri, është se bashkëshortja e Trump nuk do të dëshironte aspak të ishte sërish Zonjë e Parë e Amerikës.

50-vjeçarja dhe Trump kanë pasur prej kohësh probleme në martesën e tyre, mirëpo e vetmja arsye që ajo nuk kishte kërkuar divorcin ishte që të mos ndikonte negativisht gjatë zgjedhjeve për President.