Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Juli nuk ka dhënë asgjë…”/Olta Sheta analizon rrugëtimin e finalistëve: “Romeo ka qenë një zhgënjim…”

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Olta Sheta dhe Toros Shahnaian për të bërë një analizë të lojës, rrugëtimit të finalistëve dhe për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me dinamikat në shtëpinë e BBV gjatë këtyre ditëve të fundit para finales së madhe më 25 Maj.

Sipas Torosit cila ka qenë kryefjala e këtij edicioni të BBV?

Shpresoj që të shikoj Meriton – Egla në finale dhe asnjë tjetër sepse ata vetëm e kanë merituar. Me aq sa kam parë janë lojtarët më të pëlqyer në këtë moment. Romeo dhe Juli nuk besoj ta kapin atë finalen dhe nuk mund të jenë kryefjala. 

Ndryshe nga Toros për të njëjtën pyetje Olta zgjodhi të përgjigjej duke thënë se:

Nëse ka bërë lojë dhe vlerësohet për lojtare e para dhe e padiskutueshme është Egla. Ka bërë nga lojërat më të ndryshme. Po flasim për lojë nuk po flasim për jetën normale. Juli për mua nuk ka dhënë asgjë, minimumi që mund të jepte dhe një humor të vogël qoftë edhe 10 minuta nuk e ka bërë. Nga Romeo ka qenë një zhgënjim totalisht, më është dukur në disa raste i papjekur, i paartikuluar madje edhe mesazhet kur i vinin nuk dinte madje t’i lexonte. Për mua Romeo ka qenë një zhgënjim. 

Nëse tek edicioni i parë kam parë Donaldin, tek Romeo prisja një super hero që nuk mund të kapej sepse për të ishte Big Brother-i i dytë ky që luhej.