Celebrities Gossip Showbiz

Julia Roberts flet për herë të parë për vdekjen e ish-të dashurit të saj Matthew Perry!

Së fundmi aktorja e njohur Julia Roberts ka folur për vdekjen e ish-të dashurit të saj, Matthew Perry, në moshën 54-vjeçare. Aktorja e “The Ocean’s Twelve” ka qenë në një lidhje të shkurtër me ikonën e “Friends” në mesin e viteve ’90 por të dy vazhduan me partnerë të tjerë. Përpara filmit të saj të ri, “Leave the World Behind” i cili do të publikohet në Netflix më 8 dhjetor, 56-vjeçarja reflektoi mbi marrëdhënien e saj të kaluar me Chandler Bing. Aktorja u shpreh në një intervistë për Entertainment Weekly se:

Vdekja e papritur e dikujt kaq të ri është zemërthyese. Unë mendoj se, ju e dini, thjesht na ndihmon të gjithëve të vlerësojmë atë që kemi dhe të vazhdojmë në një mënyrë pozitive sa më mirë që mundemi. Të gjithë aktorët e “Friends” ishin shumë mirëpritës me mua si një personazh i vetëm dhe ishte një kohë vërtet argëtuese.

Rikujtojmë, se fituesja e “Oscar” do të shfaqet sërish në ekranet tona në filmin e ri të Netflix-it “Leave The Ëorld Behind” së bashku me Mahershala Ali, Ethan Haëke dhe Kevin Bacon. Ndërkaq, Perry, i cili vdiq më 28 tetor, më parë ka mahnitur publikun me romancën e tij të stuhishme me Roberts në kujtimet e tij të vitit 2022, “Friends, Lovers and the Big Tmerrible Thing”.

Ndërkaq, familja e aktorit të ndjerë Matthew Perry po planifikon që pasurinë e tij ta ndajë për njerezit në nevojë. Të afërmit e aktorit kanë folur për qëllimin e tyre për Fondacionin me emrin e të ndjerit. Në një njoftim thuhet se ata si familje dëshirojnë të nderojnë trashëgiminë e Matthew. “Potenciali që ka Fondacioni Matthew Perry për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet është diçka për të cilën jemi krenarë”,-theksohet në deklaratë. Perry rikujtojmë se u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Roli i Perryt në “Friends” e bëri atë një prej aktorëve më të njohur në botë.