Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Duke folur me Qetësorin, Olta tha se ka përgatitur shumë strategji të forta për këto ditë të mbetura, ndërsa një “kërcënim” e kishte dhe për “rivalin” e saj më të madh, Luizin. Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje.
Spektakël kisha përgatitur për këtë muaj. Nuk di ç’kam përgatitur. E kam filluar që sot. Unë e bëj atë që të mos çohet nga krevati po nuk i jam futur
Një nga tingujt që të gjithëve na ka mbetur në mendje gjatë spektaklit është padyshim tingulli i gongut kur Arbana është gati të thotë emrin e të eliminuarit. Por shpesh mund ta kemi pyetur veten se kush fshihet pas krijimit të këtij tingulli. Ai është Besnik Gaçe. Ky i fundit ka treguar historikun e krijimit të kësaj baze muzikore.