Celebrities Gossip Showbiz

“Dung, dung”/ Tingulli i famshëm i eleminimit të “BBV2”, ja kush e ka krijuar!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga tingujt që të gjithëve na ka mbetur në mendje gjatë spektaklit është padyshim tingulli i gongut kur Arbana është gati të thotë emrin e të eliminuarit. Por shpesh mund ta kemi pyetur veten se kush fshihet pas krijimit të këtij tingulli. Ai është Besnik Gaçe. Ky i fundit ka treguar historikun e krijimit të kësaj baze muzikore:

Ne vijmë nga Top Fest, dhe atëherë na mungonte një tingull kur nominohej një këngë. Kishte një mungesë. Futeshim në internet për të kërkuar diçka, po nuk na ngjiste asnjëra. Ai u bë sebep sapo filloi Big-u na erdhën folder-at me xhingëllat, por nuk po gjenim diçka. E kuptuam që duhej diçka, më thanë jepi provo bëj diçka. Shkoj në studio në atë kohë dhe për 15 minute e bëra këtë, e bëra shumë shpejt. Kur bëj diçka dua ta kaloj sipërfaqësoren. Që atëherë ngjiti, dhe nuk ndryshoi kurrë…

Në nder të viktimës Pal Kola, punonjësit të sigurisë së godinës së Top Channel,  i cili humbi jetën padrejtësisht pak pas mesnatës të së dielës, Dea Mishel mendoi që ajo në bashkëpunim me të gjithë banorët, të realizonin një skulpturë dhe ta nxirrnin në shitje. Me paratë që do fitonin nga shitja e skulpturës, Deamishel tha që të shkojnë për familjen e të ndjerit. Dea hodhi idenë që në bazë të tematikës “Ëndrra vazhdon”, banorët të punonin një portret të shtrirë duke fjetur, me yje që i dalin nga sytë dhe që formojnë një kurorë që ngrihet lart.