Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West i penduar për çdo stres që i ka shkaktuar Kim Kardashian, i kërkon falje publike!

Së fundmi reperi i njohur Kanye West ka shprehur se duhet të kishte “luftuar” më shumë me ish-bashkëshorten e tij, yllin televiziv Kim Kardashian në mënyrë që zëri i tij të dëgjohej më shumë. Në një intervistë me “Good Morning America” West u shpreh me këto fjalë:

Unë jam babai i tyre. Duhet të jetë bashkë-prindërim. Si baba dhe si i krishterë kam të drejtë të kem një zë për atë se çfarë veshin fëmijët e mi, çfarë po shikojnë, çfarë po hanë. Unë kam një platformë ku mund të them atë që kaq shumë baballarë nuk mund ta thonë me zë të lartë.

Por, pavarësisht të gjithave, Kanye i ofroi një falje publike Kim-it për çdo stres që ai mund t’i kishte shkaktuar gjatë ndarjes së tyre.

Kim është nëna e fëmijëve të mi dhe i kërkoj falje për çdo stres që i kam shkaktuar, edhe kur jam acaruar, sepse Zoti më thërret të jem më i fortë. Kam nevojë që ky person të jetë më pak i stresuar për të qenë në gjendje t’i rrisë ata fëmijë në fund të ditës.

West përsëriti gjithashtu se ai ende dëshiron që fëmijët e tij të ndjekin shkollën e tij private të krishterë, Donda Academy. Rikujtojmë se së fundmi Kanye ka ndezur spekulime për lidhje të re. Ai u pa në shoqërinë e modeles Candice Swanepoel gjatë Javës së Modës në New York. 45 vjeçari dhe 33 vjeçarja, u panë në një event së fundmi për syzet e tij Yeezy GAP. Dy ditë më vonë, Candice ndau një foto në Instagram të saj dhe reperit pas një xhami të turbullt.