Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Kate Hudson i la shumë pak vend imagjinatës me veshjen e saj këtë herë!

Të gjithë sytë ishin drejtuar nga aktorja Kate Hudson, e cila u tregua mjaft e guximshme me fustanin që kishte zgjedhur të vishte në Festivalin e Filmit në Venecia. Ajo veshi një fustan të zi, por ajo çfarë e bënte të veçantë këtë fustan ishte se ai kishte të çara gjithandej dhe se ishte e zbuluar pothuajse e gjitha. Aktorja ngjante jashtëzakonisht bukur dhe shumë tërheqëse me atë veshje.

Kate Hudson, 2021 Venice Film Festival

Për të festuar rastin e veçantë, ylli i ‘How to Lose a Guy in 10 Days’ doli në një krijim të ‘Mônot’, i cili paraqiste të gjithë fizikun e saj të tonifikuar ku prerjet ekstreme të fustanit ia vendosnin më në pah. Fustani u stilua nga Sophie Lopez. Aksesorët që ajo kishte zgjedhur të vendoste ishin nga marka prestigjoze e bizhuterive ‘Crivelli’. Dizajni i guximshëm i fustanit, i la shumë pak vend imagjinatës. Kjo mund të ketë qenë edhe e qëllimshme ndoshta nga ana e vetë aktores Kate, për të krijuar një atmosferë ndyshe dhe pse jo për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Aktorja  bukuroshe gjithashtu bëri një postim në Instagram ku shkroi se:

“Para se të dilni nga shtëpia, shikohuni në pasqyrë dhe hiqni një gjë”. – Coco Chanel. Unë zgjodha të hiqja pak copë nga fustani… 

Të gjithë sytë ishin drejtuar tek fustani i saj, teksa 42-vjeçarja zgjodhi një look shumë të thjeshtë dhe natyral, si në lidhje me make-upin ashtu edhe me stilin e flokëve. Kate ka vazhduar të mahnisë jo vetëm të ftuarit por edhe publikun e gjerë me stilin e saj. Kujtojmë se gjatë ‘Golden Globes’ të vitit 2021 që u mbajt në muajin shkurt, aktorja i verboi të gjithë me fustanin e ndritshëm argjendi. Mesa duket aktorja di si t’i mahnisë të gjithë me zgjedhjet e saj. 42-vjeçarja është shfaqur përkrahë Demi Moore e cila gjithashtu ishte veshur mjaft bukur dhe thjeshtë, e cila arriti të tërhiqte vëmëndjen së bashku me Kate.

ate Hudson and Demi Moore attend the Celebration of Women in Cinema Gala hosted by The Red Sea Film Festival during the 78th Venice International Film Festival on September 04, 2021 in Venice, Italy.