Celebrities Gossip Showbiz

Kate Middleton e acaruar me bashkëshorten e mbretit Charles, debate të ashpra në familjen mbretërore!

Kate Middleton, bashkëshortja e Princit William, thuhet se është e mërzitur me Camilla-n, gruan e mbretit Charles III. Burime pranë familjes kanë pohuar se Kate beson se sjellja e Camilla-s ka ndryshuar për keq që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II. Ata madje shkuan aq larg sa thanë se dyshja kishin një debat të ashpër në Pallatin Buckingham gjatë së cilës Kate zbuloi saktësisht se si ndihej për Camilla-n.

Që kur mbretëresha vdiq, Camilla u ka treguar të gjithëve se kush është shefi. Kate po acarohet gjithnjë e më shumë me të. Ajo beson se Camilla nuk po i merr seriozisht detyrat e saj mbretërore dhe se ajo nuk e meriton rolin. Gjërat janë bërë jashtëzakonisht të sikletshme mes tyre.

Një burim i dytë dha edhe më shumë informacion për ndarjen e supozuar dhe prishjen e raportit mes tyre. Burimi vijoi:

Camilla ka këtë qëndrim superior, ku të gjithë duhet të përkulen para saj. Kate ka shkuar përtej për të mbështetur të gjitha vlerat e kërkuara nga anëtarët e familjes mbretërore, por Camilla nuk duket se po bën të njëjtën gjë.

Rikujtojmë, se Kate Middleton është e gatshme t’i japë fund përçarjes me Meghan Markle, duke shpresuar se marrëdhëniet me të do të rregullohen në vizitën e saj të ardhshme në Shtetet e Bashkuara. Një burim për mediat e huaja tha se:

Sapo planet e Kate dhe William për Boston të përfundojnë, ajo po planifikon të bëjë një hap drejt Meghan-it në një përpjekje për të ribashkuar vëllezërit dhe për të ‘shëruar’ përçarjen. Harry dhe Meghan janë deri në fyt me oraret e tyre të ngjeshura, por Kate është e gatshme të bëjë përpjekje për sa kohë që datat nuk përplasen.