Tech

Kemi të reja sërish nga Apple, ja kur do të jetë i disponueshëm iOS 16!

Kompania e njohur Apple mesa duket ka vendosur që të sjellë sa më shumë risi dhe sa më shumë update të reja për përdoruesit e saj këtë muaj. Është bërë e ditur se sistemi i saj më i fundit operativ iOS 16, do të jetë funksional më 12 shtator për të gjithë. Kompania së pari njoftoi fillimin e tij në qershorin e kaluar gjatë “Konferencës së Zhvilluesve në Mbarë Botën 2022”. Fatkeqësisht, nxjerrja në treg e iPadOS 16 është vonuar pavarësisht nga fakti se, tradicionalisht, të dy sistemet operative dalin së bashku.

Si rezultat, shumica e veçorive që do të vijë me përditësimin nuk do të jenë shumë befasuese. Veçoritë fillojnë me një sërë përmirësimesh në lockscreen, duke përfshirë aftësinë për të shtuar mini-aplikacione dhe për personalizuar pamjen dhe një mënyrë të re të paraqitjes së njoftimeve. Ju do të jeni në gjendje të modifikoni dhe rikujtoni mesazhet e dërguara (me disa kufizime), të përdorni Bibliotekën e re të Fotografive të Përbashkëta iCloud për të ndarë fotot me familjen tuaj.

Sistemi i ri operativ është në kohën e duhur për t’u prezantuar së bashku me iPhone-ët më të fundit të Apple, iPhone 14 Pro dhe Pro Max, të cilët do të jenë të disponueshëm për ‘pre-order’ më 9 shtator dhe në dispozicion në dyqane më 16 shtator. Ndërkohë, nëse nuk ishit të gatshëm të instaloni një version beta të iOS 16 në iPhone-in tuaj ekzistues është sepse, në fund të fundit, versionet beta janë zyrtarisht të papërfunduara por nuk do të duhet të prisni gjatë për të përfituar nga këto përmirësime.