Celebrities Gossip Showbiz

Kërcimi i Borës me Arborin është padyshim më i veçanti!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj e së fundmi padiskutim si prezantuese e spektaklit më të ndjekur të momentit ‘DWTS’.

Teksa gjithmonë e shohim bukuroshen të kuruar në ekranin e televizorit, ajo nuk na i kursen në rrjete sociale edhe momentet familjare siç janë ato me të birin. Vetëm pak më parë, Bora ka ndarë një video ku shfaqet duke kërcyer me vogëlushin e saj Arborin dhe padyshim që ky moment kaq i ëmbël na tërhoqi vëmendjen.

Të premten e kaluar gjatë spektaklit “Dancing with the Stars”, teksa u zbuluan disa surpriza, një prej tyre ishte deklarata e Borës lidhur me rikthimin e saj si moderatore në “Për’Puthen”, pas largimit të Ori Nebiajt. E tanimë mund ta shihni bukuroshen nga e hëna në të premte në programin tuaj të preferuar të dashurisë.