Celebrities Gossip Showbiz

Rikthehet në “Për’Puthen”, Bora Zemani ka një mesazh për të gjithë!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Të premten e kaluar në spektaklin “Dancing with the Stars”, ku moderatore tashmë të gjithë e dimë që është Bora janë zbuluar disa surpriza, ku një prej tyre është se Bora na la të kuptojmë se do të rikthehet si moderatore në “Për’Puthen”, pas largimit të Ori Nebiajt. E duket se kështu ka ndodhur, pasi vetëm pak më parë Bora ka postuar disa foto në Instagram nga studio e emisionit, ku ka treguar se tani e tutje do të jetë edhe moderatore e “Për’Puthen”. Në postim Bora shkruan:

U përputha prap me “Për’puthen” 
Ky do të jetë një dhjetor festiv, me kërcime në @dwts.albania dhe dashuri në @perputhen_tch

Dihet tashmë për të gjithë se Bora është moderatorja e spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars” së bashku me moderatorin e njohur, Eno Popi. Të premten e kaluar ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte performanca e Kledi Kadiut, i cili dihet që është edhe kryetari i jurisë. Kanë qenë të shumta komentet dhe vlerësimet e personazheve VIP për të e nuk mund të mungonte as komenti i Borës, e cila ka ripostuar një video të performancës së tij dhe ka shkruar vlerësimin e madh që ka për të.