Celebrities Gossip Showbiz

Kësaj i thonë të ta bëjë “gropën” familja jote! Si shprehen të afërmit e Georgina Rodriguez për të…

Në fund të janarit, në Netflix do të publikohet dokumentari i Georgina Rodriguez, partneres së Cristiano Ronaldos, ku do të tregohen detaje të panjohura të jetës së saj. Por, teksa duhen dhe pak ditë nga shfaqja e dokumentarit, “The Sun” sjell disa deklarata shumë të ashpra nga daja i saj Jesus, i cili thotë se Georgina është grua djallëzore.

Ndoshta i vjen turp nga ne dhe kujton se është më e mirë sesa ne për faktin që nuk kemi jetuar në luks. Por, unë kurrë nuk i kam kërkuar gjë asaj. Ka telefonuar vetëm dy herë që kur doli lajmi se është lidhur me Cristianon. Unë e kam rritur atë dhe motrën e saj, i kam blerë rroba, i kam paguar dritat dhe ujin. Jetoi me mua deri në adoleshencë, pasi babai i saj u fut në burg për drogë.

Gjysmë motra e Georgina-s nga ana tjetër, Patricia Rodriguez, ndau të njëjtën ndjenjë me 33-vjeçarin.

Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse ajo mund t’i kërkonte Cristianos të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘Jo’ . Ajo nuk donte ta shqetësonte atë pasi ai ishte me pushime.

Akuzat ndaj Georgina-s vijnë në një kohë që 28-vjeçarja pret një tjetër fëmijë me yllin e futbollit. Çifti i fuqishëm tashmë ka një vajzë së bashku të quajtur Alana Martina. Ndërkaq, së fundmi Georgina ka pranuar se fama ka edhe anët e saj negative dhe se asaj i mungon të bëjë blerje në supermarket me bashkëshortin e saj, futbollistin Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja me origjinë argjentinase, e bija e një trafikanti të dënuar droge, që u rrit në qytetin spanjoll Pyrenees, Jaca, do të zbulojë detaje të reja të jetës së saj në një dokumentar të Netflix të quajtur, “Soy Georgina”. Ajo postoi disa pjesë të shkurtra në rrjete sociale, teksa tregon atë duke qëndruar jashtë bllokut të banesave me pamje të zymtë, ku mendohet se ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së saj. Zbuloni më shumë në këtë link.