Celebrities Showbiz

Ana tjetër e medaljes së të qenit i famshëm, Georgina Rodriguez zbulon se nga çfarë është privuar më së shumti!

Georgina Rodriguez ka pranuar se fama ka edhe anët e saj negative dhe se asaj i mungon të bëjë blerje në supermarket me bashkëshortin e saj, futbollistin Cristiano Ronaldo. Bukuroshja me origjinë argjentinase, e bija e një trafikanti të dënuar droge, që u rrit në qytetin spanjoll Pyrenees, Jaca, do të zbulojë detaje të reja të jetës së saj në një dokumentar të Netflix të quajtur, “Soy Georgina”.

Ajo postoi disa pjesë të shkurtra në rrjete sociale, teksa tregon atë duke qëndruar jashtë bllokut të banesave me pamje të zymtë, ku mendohet se ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së saj. Në të ajo thotë:

Ëndërroja të kisha një princ simpatik në krah dhe sot e kam. Falë dashurisë, jeta ime tani është një ëndërr. Është shumë e rëndësishme të mos harrosh se nga vjen. Unë e di se si është të kesh asgjë dhe e di se si është të kesh gjithçka.

Por, ajo ka rrëfyer në një intervistë për një gazetë spanjolle se jeta si e famshme nuk është kaq e thjeshtë. E pyetur se si ia doli mbanë me kamerat dhe efektin që fama kishte në jetën e saj të përditshme, Georgina tha:

Kjo është pjesa që më duket më e vështirë dhe më mungon më shumë me Cris. Gjëra të tilla si dëshira për të shkuar në një dyqan apo supermarket siç shoh shumë çifte që bëjnë. Ndonjëherë mendoj se kemi shumë gjëra të mira, por është e vështirë të mos shkosh në një kafene, gjithmonë duhet të shkosh në restorante të organizuar mirë që njerëzit të mos të të shqetësojnë, që të mos shkosh në shkollë për të marrë fëmijët tuaj. Ti humb shumë gjëra të përditshme që i kishe më parë, që Cris i humbi shumë kohë më parë dhe asnjëri prej nesh nuk i ka tani. Ne nuk jetojmë të mbyllur në shtëpi gjatë gjithë kohës, Ronaldo punon dhe stërvitet, por ne shkojmë për të ngrënë darkë dhe për të blerë gjëra në vende më të qeta.

Më 28 tetor, ylli portugez Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, ndanë me të gjithë lajmin e bukur se do do të bëhen prindër për herë të katërt. Para një muaji ata kanë zbuluar për ndjekësit që presin një vajzë dhe një djalë.