Celebrities Gossip Showbiz

Këshilla që do i jepte Julia Roberts vetes së saj 19-vjeçare!

Ylli i kinematografisë Julia Roberts kujtoi gabimet e saj të bukurisë në të kaluarën në një intervistë të re me People, duke ndarë këshillat që do t’i jepte vetes së saj 19-vjeçare. Aktorja e “Pretty Woman” tha:

Qëndro drejt. Gjithçka do të jetë në rregull dhe mos i hiq vetullat.

Pyetja vjen pasi Roberts postoi një mesazh të ëmbël në Instagram për binjakët e saj Phinnaeus dhe Hazel, të cilët mbushën 19-vjeç muajin e kaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julia Roberts (@juliaroberts)

Rikujtojmë, se Roberts zbuloi së fundmi se ish-presidenti Barack Obama ka bashkëpunuar me regjisorin e saj për filmin e saj të fundit. Aktorja 56-vjeçare në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” u pyet për Barack Obama-n dhe gruan e tij duke qenë producente e “Leave The World Behind” me kompaninë e tyre të prodhimit “Higher Ground”. “Leave The Word Behind” është një thriller psikologjik i shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga Sam Esmail dhe bazohet në romanin e vitit 2020 me të njëjtin emër nga Rumaan Alam.