Gossip Showbiz

Julia Roberts zbulon sekretin e prindërimit: rregulla të forta dhe kufij të pandryshueshëm për fëmijët e saj?

Julia Roberts ka ndarë së fundmi një rrëfim të rrallë për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, Daniel Moder, kanë rritur tre fëmijët e tyre: binjakët Hazel dhe Phinnaeus, tashmë 20 vjeç, dhe djalin Henry, 18 vjeç.

Në një intervistë për revistën “72 Magazine”, aktorja e njohur theksoi se prindërimi i tyre është ndërtuar mbi rregulla të forta dhe kufij të qartë.

Fëmijët tanë ishin ndër të fundit në grupet e tyre të shokëve që morën telefona apo gjëra të tjera të ngjashme

-tregoi Roberts, duke pranuar se ajo dhe Moder janë parë shpesh si prindër të rreptë.

Nuk ishte çështje ligjesh të pamëshirshme, por rregulla të qëndrueshme. Ja kufiri i jetës suaj dhe nuk ndryshon.

Sipas saj, kjo qasje ka sjellë stabilitet dhe siguri për fëmijët, duke krijuar një “arkitekturë familjare” të bazuar mbi dashurinë, kujdesin dhe disiplinën.

Aktorja theksoi se këto elemente kanë qenë thelbësore për t’i ndihmuar fëmijët të rriten të hapur dhe të përgjegjshëm.

Roberts ka folur edhe më herët për mënyrën si e ka menaxhuar ndikimin e teknologjisë në familje, duke zbuluar se telefonat nuk janë lejuar në tavolinë gjatë vakteve.

Për të dhe Moder-in, koha e kaluar së bashku, komunikimi dhe respekti i rregullave kanë qenë prioritet.

Në një epokë ku shumë prindër i japin përparësi lirive të pakufizuara, Roberts mbetet një shembull i një prindërimi tradicional, por efikas, që synon të forcojë marrëdhëniet familjare dhe të rrisë fëmijë të pavarur e të sigurt.