Celebrities Showbiz

Këshilla që Meghan Markle mori nga mamaja e saj kur u bë pjesë e pallatit mbretëror!

Jeta e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së ndjekësve të pallatit mbretëror. Që prej momentit kur 40-vjeçarja u bë pjesë e pallatit ‘Kensington’, është konsideruar nga të gjithë si ‘fortuna’ e familjes së njohur, ndonëse disa vite më vonë ajo u shkëput nga pallati mbretëror së bashku me Princ Harry.

Burime për ‘HarpersBazaar’ kanë zbuluar se mamaja e Meghan ka qenë gjithmonë një mbështetje për të. Pak para se të fejohej me Princ Harry, Dukesha duket se i ka marrë këshillat më të mira nga mamaja e saj, Doria Ragland. Një prej këshillave të Dorias, e cila e ka ndjekur Markle për një kohë të gjatë ishte se:

Do të ketë njerëz që nuk do të kenë qëllime të mira në zemrën e tyre ndaj teje, por ti nuk duhet të fokusohesh tek ta. Ti duhet të shohësh më larg tyre.

Burimet kanë shtuar se Ragland ka qenë gjithmonë në dijeni të jetës së ‘vështirë’ që e priste Meghan për shkak të paragjykimeve të shumta. Pavarësisht të gjitha problemeve duket se Markle ka arritur t’ia dalë të kthehet në një nga figurat më të dashura të Britanisë së Madhe.

Së fundmi, Markle impresionoi publikun me paraqitjen e saj pranë bashkëshortit, princit Harry në Holandë për Lojërat Invictus 2022. Meghan bëri përshtypje me pamjen e saj elegante, duke zgjedhur një kostum total të bardhë nga Valentino. Kombinimin ajo e plotësoi me një pallto të gjatë kamel, të cilën dukesha e Sussex-it e hoqi për një arsye shumë emocionuese.

Sipas autorit mbretëror, Omid Scobie, Meghan dhe Princi Harry u shoqëruan në stadium nga atletë nga Holanda dhe familjet e tyre. Mes tyre ishte një nënë që mbante në krah foshnjën e saj të porsalindur. Kur temperatura ra gjatë shëtitjes, Dukesha e Sussex-it i ofroi me dashamirësi pallton asaj nëne për të mbajtur ngrohtë fëmijën e saj.