Celebrities Gossip Showbiz

Këto komente mes Beatrix dhe ish-konkurrentit të ‘Për’Puthen’ po na bëjnë të dyshojmë për diçka!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar “Vonë”.

Aktiviteti i saj në rrjete sociale me postime apo dhe ‘thumbat’ që nuk janë të pakta tërheqin mjaft vëmendje dhe së fundmi një koment i saji është bërë kryefjalë e portaleve. Bëhet fjalë për një koment që bukuroshja ka lënë në postimin e ish-konkurrentit shumë të përfolur të ‘Për’Puthen’, Andi Artani. Gjithashtu dhe përgjigja e tij duke treguar një afrimitet në komunikimin mes dyshes dhe duke na shtuar kështu dyshimet, pasi pse jo të dy janë deklaruar se nuk janë në një lidhje.

Trixa: I Dukagjinit mo

Andi; Duket qartë ë? haha

Disa ditë më parë TAR nëpërmjet disa postimeve të Beatrix dyshoi për një bashkëpunim muzikor me tezen e saj, këngëtaren e njohur, Albërije Hadërgjonaj dhe mesa duket rezultoi të jetë e vërtetë. Vetëm pak ditë më parë me anë një postimi në ‘Instastory’ të dyja këngëtaret e kanë pranuar se do të sjellin një këngë bashkë dhe kanë treguar se do të publikohet së shpejti.

Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime.