Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

“McLaughlin është interesant”, Rama komenton sondazhin në Top Channel!

Në rubrikën “Sy m’Sy” me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama komentoi sondazhin e parë të publikuar nga Top Channel për zgjedhjet e 11 Majit. Duke e vënë theksin te parashikimet e sakta të sondazhistit të Trump-it, për presidencialet e nëntorit të kaluar në Amerikë të fituara nga Donald Trump, Rama tha se edhe McLaughlin e di se më 11 Maj ka vetëm një fitues, referuar Partisë Socialiste që drejton.

Mbrëmë isha kurioz se ai është interesant se është i veçantë në fushatën amerikane. Faktikisht ishte kundër rrymës, ndërkohë që shumica jepnin Kamala Harris-in fituese në SHBA. Ky ishte ai që këmbëngulte për të kundërtën dhe në fund i dolën parashikimet. Ah, edhe sondazhisti i Donald Trump-it e dinte që më 11 Maj ka vetëm një fitues, që të jemi të qartë.

Rama u shpreh se mënyra si funksionon sot opozita është “vetëshkatërruese dhe penguese” për vendin. Sipas tij, në zgjedhjet e 11 Majit, opozita do të marrë një rezultat më të keq së në vitin 1997, se siç theksoi “nuk është në gjendje të ofrojë një alternativë të vërtetë, por përkundrazi, i shërben vetëm destruktivitetit politik”.

Nëse do ta bëja unë opozitën time, unë do ta bëja 1 mijë herë më mirë se këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen e në vetëshkatërrim e sipër, të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’iu nxijnë jetën njerëzve. Prandaj, më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga 1997-ta.

I pyetur se kur do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama iu përgjigj me ironi nëse është hequr apo jo nongrata e Sali Berishës:

Ore, a u hoq ajo non grata? Si keni fytyrë që mbasi i thatë shqiptarëve do të hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë matanë oqeanit a jo? O pika, pika, pika. Nuk kanë rëndësi këto, nuk kanë rëndësi ato që thuhen lartë e poshtë, muhabete lagjesh. Nuk kanë pikë rëndësie edhe këto sharje.