Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian dhe Kanye West nuk lanë gjë pa thënë dhe pa bërë për njëri-tjetrin dhe përsëri u takuan!

Të dy duket se e kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë që të ishin prezent në lojën e futbollit të djalit të tyre gjashtëvjeçar Saint në Los Angeles. 41-vjeçarja Kim ndodhej në fushë teksa fliste me reperin, i cili kishte veshurnjë kostum sportiv të errët.  Megjithatë, disa herë, krijuesi i hitit “Stronger” u pa duke buzëqeshur dhe në humor të mirë.

Gjithashtu në lojë ishte fëmija i tyre i madh, North West, tetë vjeç, si dhe Chicago, katër vjeç, shkruan DailyMail.
Kjo pamje vjen pas një raportimi të javës së kaluar se Kardashian po përpiqet të ‘distancohet’ nga drama e Kanye në Instagram. Ylli televiziv e cila ishte e martuar me reperin e “Donda”, Kanye nga viti 2014 deri në vitin 2021, por tani po takohet me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson. Mendohet se ajo po mundohet që ta largojë fokusin e saj nga dramat në rrjetet sociale.

Ditë më parë reperi u largua nga aplikacioni për ndarjen e fotove dhe është tërhequr nga “Grammy” pasi bëri një sharje racore ndaj komedianit Trevor Noah. “Kim me të vërtetë po përpiqet të mos përqendrohet shumë te Kanye ose të mos shqetësohet me postimet e tij në Instagram. Ajo po kalon një kohë të mrekullueshme me Pete dhe do të donte vërtet të distancohej nga drama e tij dhe shpreson që ai të mund të vazhdojë tutje”, tha një burim.
Ish-ylli i ‘Keeping Up with the Kardashians’ foli më parë se si prindërit e saj – të cilët u divorcuan në 1991 – kishin dhënë ‘një shembull kaq të mirë’ kur bëhet fjalë për të qëndruar pranë fëmijëve pavarësisht ndarjes dhe u zotua se ajo do të jetë gjithmonë ‘mbrojtëse’ sepse Kanye është babai i fëmijëve të saj.