Celebrities Showbiz

Kim Kardashian ndjek suksesin e Kanye West, zyrtarisht një miliardere!

Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian së fundmi i është bashkuar listës së miliarderëve. Kjo sipas revistës prestigjioze “Forbes”. Pasuria e Kim-it ka arritur në 1 miliardë dollarë pas suksesit me “KKW Beauty dhe Skims”. Sipas “Forbes”, gjithashtu Kim ka fitime edhe nga “Keeping Up With The Kardashians”, kontrata dhe investime të tjera.

Pasuria e saj u shtua pasi ajo shiti 20% të aksioneve të “KKW Beauty” për 200 milionë dollarë në 2020. Kjo nuk mund të kalonte pa u festuar nga bukuroshja super seksi e cila ka postuar edhe disa foto në Instagram në plazh ku duket rrëzëllitëse nën rrezet e diellit.

https://www.instagram.com/p/CNVNEk1ARLL/

Rikujtojmë, se 40-vjeçarja nisi biznesin me “KKW Beauty” më 2017 pasi pa suksesin e kompanisë kozmetike të motrës Kylie Jenner, “Kylie Cosmetics”. Ajo krijoi kompaninë e veshjeve Skims më 2019 dhe vazhdoi me linjat e reja edhe gjatë pandemisë.

Vetë “Forbes” përpara një viti ka publikuar një artikull ku ka publikuar të palarat e familjes Kardashian-Jenner, veçanërisht të Kylie. Prestigjiozia amerikane hoqi nga lista e personazheve më të pasur në botë Kylie-n duke theksuar se ajo ka gënjyer për pasurinë e saj.

Rikujtojmë, se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, para disa kohëve është bërë zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij.