Showbiz

“Forbes” heq Kylie Jenner nga lista e njerëzve më të pasur në botë, ajo ka gënjyer

Vetë “Forbes” ka publikuar një artikull ku nxjerr të palarat e familjes Kardashian-Jenner, veçanërisht të Kylie.

Prestigjosia amerikane ka hequr nga lista e personazheve më të pasur në botë Kylien duke theksuar se ajo ka gënjyer për pasurinë e saj.

Në artikullin e publikuar në uebsaitin zyrtar të “Forbes”, theksohej se 23-vjeçarja në fakt ishte sipërmarrësja e re më e pasur në botë të paktën para pandemisë. Ajo arriti të siguronte vendin e parë në listë pas shitjes së 50% të aksioneve të Kylie Cosmetics për 1.2 miliard dollarë.

Së fundmi aksionerët që kanë blerë kompaninsë e saj gjigante të kozmetikës treguan se shifrat janë të manipuluara.

“Forbes” ka zbuluar publikisht se megjithëse familja e madhe Kardashian-Jenner janë një makineri parash, nuk janë në fillim të listës së personazheve më të famshëm në botë.

Prej vitesh ata kanë blerë vendet e tyre në listat e “Forbes” dhe vetë revista e pranon këtë fakt.