Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian në një romancë me Odell Beckham Jr?

Jeta romantike e Kim Kardashian ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes që pas ndarjes së saj nga reperi Kanye West. Së fundmi, themeluesja e SKIMS është përfshirë në disa thashetheme në lidhje me jetën e saj të dashurisë, pasi ajo po shoqërohet me një tjetër personazh të famshëm: Odell Beckham Jr, por që deri më tani janë vetëm spekulime.

Një burim i tha “People” se Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr. po ‘shoqërohen’. Të dy të famshmit së fundmi i dhanë fund lidhjeve të tyre të mëparshme dhe duket se ata po njihen më mirë këto ditë. Odell Beckham Jr., i cili luan për Ravens, së fundmi i dha fund lidhjes së tij me të dashurën modele Lauren Wood.

Në nëntor 2022, Kim Kardashian u divorcua nga Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë. Kjo është hera e tretë që Kardashian lidhet me një futbollist. Në vitin 2007, ajo u takua me yllin e atëhershëm të New Orleans Saints, Reggie Bush. Verën e kaluar, thashethemet spekuluan se ajo po shoqërohej me Tom Brady, por kjo nuk u konfirmua kurrë.

Rikujtojmë se, fansat shprehën konfuzion pasi Kim Kardashian dhe familja e saj e famshme morën pjesë në koncertin e ditëlindjes së Beyoncé në fillim të kësaj jave në turneun botëror të Renaissance. Këngëtarja dhe kantautorja, 42 vjeçe, doli në skenën e stadiumit SoFi në Inglewood, Kaliforni, të hënën për një koncert që u mbajt në ditëlindjen e saj. Një mori personalitetesh të njohura ishin të pranishëm, duke përfshirë Diana Ross, Adele dhe Justin Bieber.