Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian shkëlqen në postimin e fundit në Instagram!

Kur bëhet fjalë për motrat Kardashian-Jenner ato dinë si të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, qoftë me thashetheme rreth tyre apo edhe me look-un mbresëlënës në dalje publike e në foto të postuara në rrjetet e tyre sociale. Një nga më të komentuarat prej tyre padyshim që është Kim, e cila shpeshherë është quajtur motra më e famshme.

Së fundmi, jeta e saj romantike dhe përfshirja në trekëndëshin Kanye-Kim-Pete ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen e kujtdo, por bukuroshja e “KUWTK” di të jetë qendra edhe me look-un e saj shumë të ndryshueshëm herë pas here. Këtë herë, Kim Kardashian postoi në Instagram edhe një herë për të nxjerrë në pah format e saj me një veshje mëndafshi rozë të dielën.

41-vjeçarja CEO e “SKIMS” pozoi përballë një sfondi palme në Hawaii, duke veshur të brendshme rozë dhe pantallona të shkurtra të së njejtës ngjyrë. Ylli mbante një lei me lule në dorë. Flokët e saj ishin të stiluara në dy gërsheta të gjata, ndërsa ajo mbante një lule të bardhë të futur pas veshit.
Ajo u shfaq pa grim për foton, duke lejuar bukurinë natyrale të dalë në pah.

Në mbishkrimin e fotos Kim vendosi “Aloha” dhe një emoji luleje. Kujtojmë, se Kim u pa me Saint duke e përqafuar atë në një ndeshje të vogëlushit. Bukuroshja la pas anën e saj luksoze të personazhit publik, duke u kthyer në një nënë të përkushtuar teksa brohoriste për Saint.