Gossip Showbiz

Kanye West më i bindur se kurrë: “Kim Kardashian më dashuron akoma”!

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se reperi Kanye West beson fuqimisht se Kim Kardashian është ende e dashuruar me të. Në mbrëmjen e dytë të promovimit të albumit të tij të ri “Donda”, reperi këndoi këngën e re “Lord I Need You”. Ajo çfarë fansat vunë re është se në një nga vargjet e këngës, Kanye shprehet se Kim vazhdon që ta dojë. “Koha dhe hapësira janë luks por ti ke ardhur këtu për të më treguar se ende je e dashuruar me mua”, këndoi West. Kardashian së bashku me fëmijët e tyre kanë qenë prezent në dy ditët e promovimit.

Sidoqoftë, tekstet për divorcin e tij janë më të përhapura në këngën “Love Unconditionally”, e cila hapet me një zë të nënës së ndjerë të West, Donda West, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 58 vjeçe, duke thënë: “Dy mësime që ai ua kaloi fëmijëve të tij. E para është se çfarëdo që të ndodhë, ju kurrë nuk e braktisni familjen tuaj. E dyta ishte se sido që të jetë, ju doni pa kushte”. Gjatë shfaqjes, West tha: “Pa marrë parasysh se çfarë, ju kurrë nuk e braktisni familjen tuaj … Unë jam duke humbur familjen time, unë jam duke humbur familjen time.”

Ndërkohë, kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ish-çifti i njohur udhëtoi së bashku me fëmijët e tyre. Ata kaluan një kohë të mirë në prani të njëri-tjetrit në San Francisco dhe duket se debatet ia lanë së shkuarës tashmë, duke dashur të përqëndrohen në rritjen e shëndetshme të fëmijëve të tyre.

Ndërkaq, për të gjithë ata që e kanë humbur si detaj, në shfaqjen e Kanye West u afruan vaksina për të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në studiumin Mercedez-Benz në Atlanta për të dëgjuar këngët e albumit të tij më të ri. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ai bëri të ditur se po ofrohen vaksina Pfizer për fansat që po ndjekin ngjarjen.