Celebrities Gossip Showbiz

Po këtë herë çfarë bëri?! Kim Kardashian merr paralajmërim…

Kim Kardashian është një nga yjet e “Keeping Up With the Kardashians” e cila shpeshherë bën bujë nëpër media me veprimet e saj. Duket se tani që seriali ka përfunduar motrat Kardashian-Jenner duhet të gjejnë mënyra të tjera për të tërhequr vëmendjen dhe pikërisht këtë gjë ka bërë edhe Kim, por ndoshta pa dëshirën e saj.

Ajo ka marrë paralajmërim ligjor pasi veprimi i saj ka kaluar përtej thashethemeve dhe lajmeve në media rozë. Kim ka quajtur kompaninë e saj me një tjetër emër nga ai origjinali. Ka thashetheme se ajo dëshiron ta ndryshojë atë që pas ndarjes nga Kanye West në shkurt.

“Beauty Concepts LLC” ka bërë paralajmërimin duke u shprehur se ai emër është përdorur për shumë e shumë vite. Ato akuzojnë Kim se nëse ky emër ndryshohet, do të kenë humbje të madhe kohe e parash.

Jo vetëm që po bën këto tentativa për ndryshim duke thumbuar kështu Kanye West, por duket se emri i ri që ka përdorur është tashmë në pronësi të një tjetër kompanie. Për momentin Kim është e detyruar të bëjë një pushim dhe të heqë dorë nga ky emër dhe me siguri këto pasoja ligjore nuk i kanë pëlyqer aspak yllit të “KUWTK”.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe pse Kim promovon ushqyerjen e shëndetshme dhe është super e fiksuar pas fitnesit dhe ndjek një regjim të rregullt stërvitjeje, ajo u kap mat duke konsumuar ‘Fast–Food’. Ylli 40-vjeçar së fundmi është fotografuar duke thyer rregullat e saj të “arta” teksa po konsumonte një hamburger në “Jack in the Box” në Los Angeles.