Celebrities Gossip Showbiz

Kjo foto ngre sërish pyetjen për një shtatzëni të mundshme për Hailey dhe Justin Bieber!

Justin dhe Hailey Bieber festuan të mërkurën, më 13 shtator, përvjetorin e pestë të martesës. Çifti është një nga më të afirmuarit në fushën e personaliteteve amerikane. Për të vlerësuar më shumë këtë datë të shënuar, çifti ka ndarë disa foto në llogaritë e tyre personale në rrejtin social Instagram, në të cilat pasqyrohet marrëdhënia dhe raporti i mirë mes të dyve.

“5. Të dua”, ka shkruar Hailey në një mesazh, por Justin zgjodhi një mënyrë më të veçantë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Për më të shtrenjtën, e dashura ime. 5 vite. Më ke rrëmbyer zemrën. Unë e di nga thellësia e shpirtit tim deri në kockat e mia se ky udhëtim me ty vetëm do të tejkalojë pritjet tona më të mëdha. Kështu që le të vazhdojmë të ëndërrojmë, zemër. Gëzuar përgjithmonë. Të dua me çdo fije të qenies sime. Gëzuar 5-vjetorin! 

Duke përfituar nga ky moment unik, në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një thashethem që po merr vrull orët e fundit duke marrë shkas edhe nga fotoja më sipër. Një pyetje që është ngritur pafund edhe më parë pa një përgjigje të qartë. A është Hailey shtatzënë? Nuk është hera e parë që lind kjo pyetje. Më parë, modelja është parë e veshur me rroba të gjera që mbulonin barkun dhe disa fotografi të bëra nga paparacët krijuan paqartësi tek ndjekësit e tyre.