Celebrities Gossip Showbiz

Kjo nuk pritej! Dafina Zeqiri do të vijë në bashkëpunim me ‘armiken e vjetër’

Pak kohë ka që kur Dafina dhe Tuna rregulluan marrëdhënien e tyre pas një ‘armiqësie’ disa-vjeçare. E mesa duket, kjo armiqësi është kthyer në një shoqëri, shumë të mirë madje. Teksa po zbulonte nga pak emrat e artistëve me të cilët do të bashkëpunonte për albumin më të ri që po lançon “Dafinë moj”, këngëtarja ka zbuluar emrin që nuk e prisnim.

Pas bashkëpunimit të tyre para plot 11 vitesh, nuk dihet se çfarë nodhi mes tyre, por ajo që dihet është se dyshja po rikthehet fuqishëm. Dafi, gjithashtu ka zbuluar dhe titullin që do të mbajë kënga. ‘Sunny Hill’, nuk ka ende një datë lançimi ndaj na duhet të presim dhe pak për të parë se çfarë do të na sjellin këngëtaret.

Përpos bashkëpunimit me Tunën, Dafina ka bërë me dije dhe shumë bashkëpunime të tjera që do të mbajë “Dafinë moj” me këngëtarët më në zë të showbiz-it si, Mc Kresha, Elinel, Argjentina Ramosaj, RON, Lumi B, Buta dhe nuk mund të mungonte gjithashtu një bashkëpunim me të dashurin e saj të zemrës, Dj Geek.

Pra me pak fjalë, prisni shumë surpriza nga Dafina këtë vit!