Auto & Moto

Kompania Ford i ka vendosur vetes një objektiv, deri në 2026 do të prodhojë më shumë makina elektrike se Tesla!

Gjiganti amerikan i makinave Ford ka nxjerrë një plan prej afro 50 milionë eurove për trefishimin e makinave elektrike të cilat shiten globalisht për 4 vitet e ardhshme dhe tani konsiderojnë si ‘rival’ liderin e këtij tregu, Tesla-n. Ford është auto-prodhuesi i fundit i cili synon kalimin e pionierit të makinave elektrike, dhe ka gërmuar thellë për të drejtuar më shumë se një të tretën e të gjitha makinave që ata shesin globalisht drejt fuqisë së baterisë. Në vend që të krijojë një portfolio të gjerë të makinave elektrike, Ford thotë se fillimisht do të fokusohet në 4 modele kryesore përpara se të futet në një fazë tjetër të zgjerimit.

Ford ka filluar nxjerrjen e automjeteve elektrike me kamionçinën e tyre F-150 Lightning në SHBA, me SUV-në elektrike Mustang Mach-E për tregjet globale, dhe me furgonin elektrik E-Transit për përdorim komercial. Një makinë e katërt kryesore elektrike do t’i bashkohet gjithashtu linjës globale të Ford në vitet e ardhshme, por tani për tani ai model mbetet i fshehtë. Kur u pyet se nëse Ford do të mund ta kalonte Tesla-n në shitjen globale të makinave elektrike, shefi financiar i kompanisë, John Lawler, një grupi të medieve ndërkombëtare në Detroit u tha:

Kjo është një pyetje interesante. Nuk mund t’u jap një kohë ose datë të caktuar. Momentalisht ajo çfarë duhet të bëjmë është të respektojmë atë se në botë ekziston një kompani fitimprurëse e makinave elektrike e cila prodhon makina në masë. Vetëm një kompani dhe ata kanë marzhe fitimi të pabesueshme.