Celebrities Gossip Showbiz

Konkurrencë? Era Istrefi dhe Dafina Zeqiri bëjnë ‘xing’ me ndryshimin e tyre më të ri në pamje!

Vajzat tona të showbiz-it gjithmonë sjellin trende dhe surprizojnë me ‘look-un’ e tyre. Këngëtare apo figura televizive shpesh na befasojnë me stilin e tyre në çdo dalje publike. Mirëpo, padyshim ndodh që (të inspiruara nga njëra-tjetra ose jo) bukuroshet herë pas here të bëjnë ‘xing’ e kështu ka ndodhur së fundmi me dy artistet më në zë të momentit, Era Istrefi dhe Dafina Zeqiri.

Vajzat kanë bërë një ndryshim në pamjen e tyre dhe janë pikërisht flokët me baluke, një ndryshim të cilin e kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale. Ka qenë Dafi ajo që ka ndarë një Instastory ku tregon flokët e saj dhe krahas shkruan:

Nuk e zgjodha jetën me baluke, baluket më zgjodhën mua. Kemi një lidhje të ngushtë së bashku.

Pas saj, ishte Era ajo që bëri një postim në ‘feed-in’ e saj teksa na ka surprizuar me ‘look-un’ e ri me baluke që i shkon jashtë mase dhe krahas ka shkruar:

Trendin e bëj, nuk e ndjek

Në rrjet po qarkullojnë fjalë se këto shkrime mund të jenë ‘thumba’ drejtuar njëra-tjetrës, pasi e njëjta gjë ka ndodhur dhe pak kohë më parë me një palë vathë dhe veshje që vajzat i kishin të njëjta dhe postimet që bënin dukeshin si dedikime, megjithatë nuk mund ta themi se çfarë po shkon në të vërtetë mes dy bukurosheve pasi asnjëra prej tyre nuk ka bërë një deklaratë.

Gjithsesi, mos u shqetësoni vajza, si i thonë asaj shprehjes: “Great minds think alike…” (Mendjet e mëdha mendojnë njësoj)