Food & Drink Health & Beauty

Konsumimi i këtyre ushqimeve do t’ju ndihmojë të reduktoni stresin!

Në këtë kohë që ne po jetojmë është shumë e pranueshme që të kemi stres, faktorët që mund të ndikojnë mund të jenë të panumërt. Por gjithmonë pavarësisht situatave mundohemi që të gjejmë një mënyrë që ta kalojmë çdo gjë me sukses. Një mënyrë efektive është edhe konsumimi i disa produkteve ushqimore që gjatë periudhave kur ndiheni të stresuar, nën presion apo shumë të lodhur.

Frutat e thata

Bajamet janë të pasura në vitamin E dhe B, të cilat e mbrojnë sistemin tuaj imunitar ndërsa stikat dhe arrat ndihmojnë në uljen e nivelit të lartë të gjakut.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla ulin stresin sepse përmbushin nevojën që mund të ketë organizmi juaj për karboidrate dhe sheqer. Ato janë të pasura me beta-karoten, vitamina dhe fibra të cilat bëjnë të mundur që karbohidratet të funksionojnë në një mënyrë të ngadaltë dhe të qëndrueshme njëkohësisht.

Portokalli

Sipas një studimi gjerman vitamina C, që gjendet me shumijcë tek portokalli ndihmon për të luftuar stresin dhe për të çuar presionin e gjakut në nivelin e lejueshëm. Vitamina C është gjithashtu e njohur për të forcuar sistemin tuaj imunitar.

Kajsitë e thara

Ato janë shumë të pasura në magnez, i cili lufton stresin dhe njëkohësisht është një qetësue mjaft i mirë për muskujt.

Spinaqi

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë dhimbje koke apo një ndjesi lodhjeje të vazhdueshme. Një pjatë me spinaq në ditë përmbush 40% të nevojave të trupit tuaj për magnez.

Avokado

Avokado është një prej atyre frutave që përmban më shumë kalium dhe që ndihmon në uljen e nivelit të gjakut.

Salmoni

Dietat e pasura në Omega-3 parandalojnë sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi të kryer Omega-3 nuk lejon që hormoni i kortizolit dhe adrenalinës të rritet.