Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker së shpejti prindër, por sa dakord është Scott Disick për këtë?

Scott Disick ka reaguar së fundmi ndaj lajmit se Kourtney Kardashian dhe Travis Barker duan të zgjerojnë familjen e tyre. Një burim tregoi së fundmi për ‘ET’ se ish-partneri i Kourtney, nuk i pëlqen kjo ide. Burimi u shpreh se:

Kourtney dhe Travis duan të kenë një fëmijë të tyre së bashku. Është shumë e rëndësishme dhe emocionuese për ta. Scott nuk i pëlqen ideja që Kourtney dhe Travis të kenë fëmijë, por pjesa tjetër e familjes është shumë mbështetëse.

Kardashian ndërkaq ka 3 fëmijë me Disick. Ndërkohë, Barker ka dy fëmijë nga martesa e tij me Shanna Moakler. Burimi ndërkaq vijoi duke thënë se:

Fëmijët e Kourtney dhe Travis shkojnë mirë. Në përgjithësi, kanë një marrëdhënie të shëndetshme. Kourtney dhe Travis po planifikojnë të martohen së shpejti dhe dasma do të jetë private.

Lajmi për planet e dyshes vjen vetëm disa ditë pasi ata morën pjesë së bashku në ‘Oscar 2022’. Kourtney iu bashkua të fejuarit të saj, në tapetin e kuq në Teatrin Dolby në Los Angeles, duke shënuar tapetin e parë të kuq të çiftit që nga fejesa në tetor 2021.

Sjellim në vëmendje se ylli televiziv ka zbuluar së fundmi se mjekimi që ajo mori për të mbetur shtatzënë nëpërmjet fekondimit in vitro shkaktoi efekte të rënda anësore, si shtim në peshë dhe simptoma të ngjashme me menopauzën. Themeluesja e ‘Poosh’ ndau në një bisedë me nënën e saj, Kris Jenner, për shfaqjen e tyre në Hulu, disa nga reagimet e mediave sociale që ajo ka marrë gjatë procesit të saj të IVF, duke përfshirë komentet se si ajo ka fituar kaq shumë peshë.

Kardashian u shpreh se:

Është shumë e paedukatë të komentosh për njerëzit kur nuk e ke idenë se çfarë po kalojnë ata. Ilaçet që më kanë dhënë, më futën në menopauzë. Jam në menopauzë.