Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian sapo na zbuloi një detaj nga romanca e saj me Travis Barker!

Ylli televiziv Kourtney Kardashian së fundmi është martuar me muzikantin Travis Barker. ‘TMZ’ raportoi se dyshja e njohur u arratis në një kishëz në Las Vegas pasi morën pjesë në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve Grammy. Kardashian dhe Barker i thanë “po” njëri-tjetrit në privatësi të plotë.

Së fundmi, Kourtney ka treguar se si ajo dhe partneri i saj gjetën më në fund dashurinë pasi ishin miq prej vitesh, në episodin e parë të ‘The Kardashians’. Ndoshta do të habiteni por Kourtney ka zbuluar se ishte ajo që fillimisht bëri hapin e parë në nisjen e kësaj romance. 42-vjeçarja shpjegoi se ata u afruan më shumë gjatë pandemisë.

Padyshim që më ka tërhequr gjithmonë Travis. Por kaloi shumë kohë dhe ai nuk po ma jepte një puthje.

Gjatë një mbrëmje në kinema, Kourtney zbulon se ishte ajo që e puthi e para. Rikujtojmë se Kardashian dhe Barker u fejuan me një propozim buzë detit në tetor 2021, 9 muaj pasi konfirmuan lidhjen. Kjo është martesa e parë për Kourtney-n megjithëse ka tre fëmijë me ish-in e saj, Scott Disick.

Ndërkohë, Barker ka qenë i martuar dy herë më parë dhe ka dy fëmijë. Ndërkaq, ish-bashkëshortja e muzikantit, Shanna Moakler ka reaguar së fundmi pas lajmit se ai u martua me yllin televiziv Kourtney Kardashian në Las Vegas. Shanna u martua me bateristin në 2004 dhe ata kanë dy fëmijë, vajzën Alabama, 16-vjeçe dhe djalin Landon, 18-vjeç.