Celebrities Gossip Showbiz

Ku ka zë nuk është pa gjë, akuza të tjera tradhtie për A$AP Rocky!

Telashet për të dashurin e Rihanna-s nuk kanë mbaruar ende, një tjetër akuzë tradhtie vjen për të. Një britanike 45 vjecare, nënë e tre fëmijëve, pretendon se A$AP Rocky, i ka dërguar mesazhe fshehurazi për muaj të tërë. Sipas ‘The Sun’, Jilly O’Donnell, thotë se është kontaktuar nga reperi në Instagram dhe është ‘bombarduar’ me mesazhe flirtuese.

Ky pohim i saj vjen pak kohë pasi këngëtari mohoi fjalët se e kishte tradhëtuar të dashurën e tij shtatzënë, Rihanna me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi. O’Donnell tha për ‘The Sun’ se:

Që të jem e sinqertë, nuk e kisha fare idenë se kush ishte ai. Pyeta vajzat dhe më thanë që është i dashuri i Rihanna-s. M’u duk për të qeshur. Ka miliona ndjekës në Instagram dhe Zoti e di përse zgjodhi të më çonte mesazh mua.

Sipas gazetës, Asap i shkroi Jill në dhjetor, kur këngëtarja ka qenë 4 muajshe shtatzënë. Ai madje dhe i ka ofruar ta cojë me avion në Ukrainë, gjatë vizitës së tij në këtë vend përpara pushtimit rus. Duke iu përgjigjur mesazhit, Jilly këmbënguli se kufizimet e udhëtimit e penguan atë të fluturonte pasi vendi vazhdonte të ndjente pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Jilly pohoi sidoqoftë se asgjë nuk ndodhi mes tyre dhe shtoi se shpreson që Rocky dhe Rihanna të jenë shumë të lumtur së bashku. Rikujtojmë se A$AP Rocky, së fundmi u arrestua në Los Angeles. Ai u kap kur mbërriti nga Barbados në aeroportin LAX të metropolit me një avion privat dhe në terminal është pritur nga disa agjentë që e morën në pranga. Sipas faqes së lajmeve “TMZ”, ai akuzohet se është përfshirë në të shtëna nëntorin e kaluar.