Celebrities Gossip Showbiz

A$AP Rocky-t i ndodh e papritura, reperi arrestohet në aeroport!

Reperi i njohur A$AP Rocky, i njohur edhe si partneri i Rihanna-s me të cilën ajo është në pritje të një fëmije, është arrestuar së fundmi në Los Angeles. Ai u kap kur mbërriti nga Barbados në aeroportin LAX të metropolit me një avion privat dhe në terminal është pritur nga disa agjentë që e morën në pranga. Sipas faqes së lajmeve “TMZ”, ai akuzohet se është përfshirë në të shtëna nëntorin e kaluar.

Nuk ka shumë detaje në lidhje me ngjarjen ku është përfshirë reperi, por burime për “TMZ” thanë se më 6 nëntor 2021, Rocky dyshohet se ka qëlluar tre ose katër herë në drejtim të një personi, i cili ka mbetur i plagosur në dorë. Nuk dihet se ku ka ndodhur kjo apo arsyeja e të shtënave.

Ndërkaq, diva e muzikës pop Rihanna dhe A$AP Rocky janë çifti më i përfolur i momentit dhe së fundmi qarkulloi lajmi se dyshja e njohur i dhanë fund lidhjes. Disa akuza u përhapen në internet se Rocky e kishte tradhtuar Rihanna-n me dikë që punon pranë saj. Mediat sociale nuk kishin të ndalur me akuzat dhe spekulimet se Rihanna e kapi Rocky-n duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi. Thashethemet u përhapën nga influencuesi i modës, Louis Pisano.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Amina-s e cila i ka mohuar me forcë akuzat. Stilistja e këpucëve, erdhi me një deklaratë në llogarinë e saj në Instagram. Ndërkaq, asgjë nuk ishte e vërtetë sa i përket ndarjes së Rihanna-s nga Rocky. Para disa ditësh, ata u fotografuan së bashku në Barbados. Dyshja e njohur ndanë një përqafim plot dashuri ndërsa u ribashkuan në aeroportin në Barbados, me familjen e reperit gjithashtu në port për të takuar Rihannën jashtë aeroplanit të saj.