Celebrities Gossip Showbiz

E morën mësysh mesa duket, lart e poshtë po thuhet se A$AP Rocky ka tradhtuar Rihanna-n!

Diva e muzikës pop Rihanna dhe A$AP Rocky janë çifti më i përfolur i momentit dhe së fundmi po qarkullon lajmi se dyshja e njohur i kanë dhënë fund lidhjes. Disa akuza po përhapen në internet se Rocky e ka tradhtuar Rihanna-n me dikë që punon pranë saj, megjithëse asnjë nga raportet nuk është verifikuar deri më tani.

Mediat sociale nuk kanë të ndalur me akuzat dhe spekulimet se Rihanna e kapi Rocky-n duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi. Thashethemet duket se janë përhapur nga influencuesi i modës, Louis Pisano. Ai ka shkruar në Twittet se:

Rihanna dhe Rocky ASAP janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi. Amina ka dizajnuar këpucët e Fenty dhe Rihanna shpesh shihet me këpucë të personalizuara nga marka e saj. ASAP dhe Amina nuk janë diçka e re sepse kanë dalë vite më parë dhe gjithashtu bashkëpunuan për një koleksion këpucësh.

Ndërkaq, tri ditë më parë, Rihanna u pa e veshur me këpucë të dizajnuara nga Amina, e cila e ripostoi foton vetëm disa orë para se të dilnin thashethemet. Është e rëndësishme të theksohet se asnjë nga këto akuza nuk është verifikuar nga Rihanna ose ekipi i saj, kështu që të gjitha këto mbeten vetëm spekulime.

Siç tanimë të gjithë e dimë, ikona e muzikës është në pritje të ëmbël. Pavarësisht daljeve të saj të shpeshta ku shfaqte edhe barkun e saj të rrumbullakosur ajo asnjëherë nuk ka dhënë detaje në lidhje me gjininë e bebit apo edhe në lidhje me gjithë rrugëtimin e saj si një nënë e re që pritet edhe të lindë shumë shpejt. Por së fundmi Rihanna ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj në kopertinën e ‘Vogue’ për muajin Prill. Bukuroshja ka zbuluar se shtatzënia e saj me të dashurin A$AP Rocky ishte e paplanifikuar.