Celebrities Gossip Showbiz

U përfol se u bë shkak për ndarjen e Rihanna-s nga A$AP Rocky, reagon për herë të parë stilistja!

Diva e muzikës pop Rihanna dhe A$AP Rocky janë çifti më i përfolur i momentit dhe së fundmi po qarkullon lajmi se dyshja e njohur i kanë dhënë fund lidhjes. Disa akuza po përhapen në internet se Rocky e ka tradhtuar Rihanna-n me dikë që punon pranë saj, megjithëse asnjë nga raportet nuk është verifikuar deri më tani.

Së fundmi ka reaguar dhe gruaja e cila u akuzua se ka pasur një lidhje me A$AP Rocky gjatë shtatzënisë së Rihanna-s, e cila i ka mohuar me forcë akuzat. Stilistja e këpucëve,  erdhi me një deklaratë në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar:

Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e ndyrë. Fillimisht supozova se këto thashetheme të rreme, me qëllime të tilla keqdashëse, nuk do të merreshin seriozisht. Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve. As gjatë asaj që duhet të jetë një nga periudhat më të bukura dhe më të festuara në jetën e dikujt. Prandaj më duhet të flas pasi kjo jo vetëm që drejtohet ndaj meje, por është e lidhur me njerëzit për të cilët kam shumë respekt dhe dashuri. Ndërsa Rihanna po vazhdon të jetojë jetën e saj të qetë gjatë shtatzënisë dhe unë i kthehem biznesit tim, u uroj të gjithëve një fundjavë të bukur Pashkësh!

Amina është shprehur më parë për revistën “British Vogue” se si filloi marrëdhënia e saj e punës me këngëtaren, duke shpjeguar:

Stilisti e Rihanna-s dhe unë jemi miq, kështu që ai pa disa prototipe të hershme. Por më pas ajo bleu disa palë vetë përmes blerësit të saj personal. Ajo është një person kaq i mirë. Më dërgoi disa rroba ‘Fenty’ kur lançoi në treg markën e saj, ndihem mahnitëse kur i vesh ato.