Celebrities Gossip Showbiz

Kudo aludohet se nuk janë më shoqe, ky veprim i Efit Dhedhes për Mikela Pupën tregoi gjithçka!

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.

Pas mbarimit të “BBV2” u aludua se Efi dhe Mikela Pupa nuk ishin më shoqe të ngushta, kjo për shkak se Efi bëri disa deklarata në lidhje me shoqërinë, ku është shprehur se ka ndryshuar raportet me shumë persona nga shoqëria e saj. Ama ditën e sotme me veprimin e fundit Efi ka zbuluar shumë, pasi ka bërë një urim për Mikelën në Instastory me rastin e ditëlindjes së saj, ku shkruan:

Gëzuar ditëlindjen zemra ime

E mesa duket, finalistja qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se Efin do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit, teksa tregon Efin duke u bërë gati dhe krahas ka shkruar: “Një ditë shumë e bukur”.