Celebrities Gossip Showbiz

Kudo po flitet për seksualitetin e Hugh Jackman, bashkëshortja e tij ka këtë reagim!

Së fundmi, aktorja australiane, Deborra-Lee Furness ka reaguar ndaj aludimeve lidhur me seksualitetin e bashkëshortit të saj Hugh Jackman. Gjatë podcastit “Not an Overnight Success”, Deboora ka deklaruar se i ka kaluar plotësisht thashethemet dhe nuk i kushton vëmendje spekulimeve false për jetën e tyre të dashurisë.

Janë kaq thashetheme idiote. Si mund ta krijojnë njerëzit këtë? Thjesht më mahnit që këto revista vazhdojnë të mos përballen me pasojat. Ata po shesin mjerim. Njerëzit duan të blejnë sepse janë të mjerë, sepse kjo i bën ata të ndihen më mirë me veten.

Furness shtoi se nëse Jackman do të ishte homoseksual, ai do të dilte hapur dhe do të ishte krenar.

Nëse ai do të ishte homoseksual, ai mund të ishte homoseksual. Ai nuk kishte pse të fshihej madje do të dilte me Brad Pitt ose çfarëdo personazhi tjetër.

Rikujtojmë se dyshja e njohur janë takuar për herë të parë në 1995 në xhirimet e serialit televiziv australian ‘Correlli’. Ata janë të martuar dhe kanë dy fëmijë djalin Oscar, 21 vjeç dhe vajzën Ava, 16 vjeçe. Hugh Jackman është një aktor i mrekullueshëm, i cili na ka mahnitur për më shumë se 2 dekada.

Një aktor, balerin dhe producent i suksesshëm, ai madje punoi si mësues i edukimit fizik përpara se të bëhej i famshëm. Në vitin 2015, ai preku zemrat tona kur zbuloi se nëna e tij braktisi familjen e tyre. Vitin e kaluar ai ndau një foto që vlen sa një mijë fjalë për marrëdhënien e tyre aktuale. Hugh ishte vetëm 8 vjeç kur nëna e tij, Grace McNeil, u largua nga Australia, duke lënë pas familjen e saj.