Bota

Kur do të vijë koha që COVID-19 do të infektojë më pak se gripi? Njihuni me parashikimin e Bill Gates!

Bill Gates ka qenë, që nga fillimi i pandemisë, një nga personat që ka dhënë më shumë mendimet e tij mbi COVID-19. Tani, kur Evropa po përballet me rritje rekord rastesh të reja, themeluesi i Microsoft ka parashikuar se kur kjo pandemi do të shndërrohet në një sëmundje si gripi i zakonshëm.

Sipas tij, kjo do të ndodhë në mesin e vitit 2022. Por, sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm nëse vaksinohet shumica e popullsisë.

Vaksinat janë një lajm shumë i mirë dhe problemet me furnizimin do të zgjidhen kryesisht nga mesi i vitit të ardhshëm.

Në muajin gusht, miliarderi pati shprehur shqetësimin për shfaqjen e variantit Delta.

Nëse nuk rikthejmë mbajtjen e maskave në vendet e duhura dhe nëse nuk rrisim nivelin e vaksinimit, do të kemi një valë mjaft të rëndë në vjeshtë dhe kjo është zhgënjyese. Duam që të jemi afër përfundimit të pandemisë, por Delta është një lajm shumë i keq.

I pyetur mbi akuzat se qëndron pas pandemisë që të kontrollojë botën, Gates u shpreh se:

Në kohë të vështira, njerëzit e kanë më të lehtë të mendojnë se ka një arsye djallëzore pas sfidës me të cilën përballen.

Ndërkaq, nuk la pa përmendur se të tilla teori u përhapën më shpejt me ndihmën e rrjeteve sociale. Gjithashtu paralajmëron se është me të vërtetë tragjike që dikush nga frika e një komploti, nuk mban maskë ose nuk dëshiron të vaksinohet.

Së fundmi, Bill dhe ish-bashkëshortja e tij, Melinda janë ribashkuar pas divorcit për të shoqëruar të bijën në altarin e dasmës së saj. Ceremonia martesore u mbajt në vilën e familjes Gate në pjesën veriore të Salem, New York. Vajza 25-vjeçare e një ndër themeluesve të Microsoft, Jennifer Gates zgjodhi fustanin e nuserisë të Vera Wang shoqëruar me një vello të gjatë në dasmën me bashkëshortin e saj, Nayel Nassar.