Health & Beauty

Kur trupi juaj prodhon sekrecion më shumë seç duhet, ja si të veproni në këto raste!

Trupi prodhon sekrecion vazhdimisht, mirëpo kur fillon dhe nuk ndiheni mirë do të thotë që sekrecioni ka ndërruar strukturën apo përmbajtjen e vet. Shkaktarët mund të jenë alergjia, irritimet e hundës, fytit ose mushkërive, pirja e duhanit dhe problemet me tretjen. Njerëzit të cilët vuajnë nga alergjitë çdo ditë luftojnë me këtë problem. Në të vërtetë, sekrecioni është pjesë e përgjigjes themelore të imunitetit të mushkërive, e cila fillon prodhimin e bujshëm të sekrecionit dhe pastrimit kronik nëpërmjet kollës, për shkak të bronkitit kronik.

Në shikim të parë, kjo simptomë duket e padëmshme, mirëpo kur sinuset mbyllen për shkak të sasisë shumë të madhe të sekrecionit, kjo me siguri nuk do t’ju pëlqejë. Prandaj, kushtojini kujdes simptomave si hunda që rrjedh, dhembje e fytit, kolla, dhembja e kokës për shkak të sinuseve, hunda e bllokuar dhe tështitja.

Për të shpëtuar nga këto probleme pini sa më shumë lëngje. Sa më shumë që pini lëngje, sekrecioni do të jetë më i rrallë, që është shumë me rëndësi për njerëzit me alergji. Rregulli kryesor është hidratimi, i cili nënkupton ujin, jo lëngjet dhe limonadën. Kujdes ndaj ajrit të thatë.

Ajri i thatë irriton hundën dhe mund të shkaktojë rrjedhje. Shpëlarja e gojës është gjithashtu shumë e rëndësishme. Merrni një lugë të vogël me kripë dhe treteni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe disa herë në ditë shpëlajeni gojën. Rregullisht shfryni hundët dhe përpiquni që kurrë të mos kaloni në stomak sekrecionin. Përfshini në menunë tuaj peshkun, perimet, çajin dhe vajin e ullirit.