Celebrities Gossip Showbiz

Kur u njoh me të ajo ishte 23 vjet më e madhe, historia e një prej çifteve më të kritikuar të Hollywood-it!

Një çift që u bë kryefjalë në showbiz-in rozë për lidhjen e tyre ishin Aaron dhe Sam Taylor-Johnson. Dyshja filluan të takoheshin më shumë se një dekadë më parë, kur Aaron ishte një aktor i ri dhe Sam ishte një regjisore e njohur. Aaron ishte rreth 18 vjeç kur u takua me gruan e tij e cila është 23 vjet më e madhe se ai, në xhirimet e filmit biografik të John Lennon, “Nowhere Boy”.

Ndërsa disa njerëz nuk ishin plotësisht dakord me marrëdhënien e tyre, duke pasur parasysh diferencën e konsiderueshme në moshë, ata vazhduan jetën dhe bën dy fëmijë së bashku. Gjatë një interviste me Larry King disa vite më parë, çifti u pyet në lidhje me kritikat intensive dhe se si ka ndikuar tek ata.

Shpirtërisht, në një nivel, ndihemi sikur kemi qenë të lidhur vetëm si shpirtra binjakë, kështu që nuk e kemi vënë re kurrë.

Ylli i “Bullet Train” shtoi:

Unë mendoj se ju thjesht mësoni t’i ndani gjërat për të cilat duhet të shqetësoheni… Unë nuk i kushtova vërtet vëmendje asgjëje që thuhej… sepse nuk më intereson vërtet .

Në fillim të shkurtit të këtij viti, u përfol se Aaron e ka tradhtuar partneren e tij, por asnjë prej zërave nuk është konfirmuar.