Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Kush del mes Eglës dhe Rikes? / Kastro Zizo komenton “Big Brother Vip 3”!

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. I ftuar sot në “Ndryshe” ishte Kastro Zizo, i cili u shpreh për muzikën, politikën, “BBV3”, e shumë të tjera. Si e komenton Kastro gjendjen politike të Shqipërisë sot?

Jam sa shqiptar, aq edhe ballkanas, jam krenar që jam një qenie njerëzore. Jam krenar që jam lindur në Shqipëri. Këtu gjen perla… Ky vend bëhet, po bëhet… Shqiptari është arratisur gjithmonë nga shqiptari… Unë mendoj që jo vetëm shqiptari, por njerëzimi nuk duhet të jetojë mbi nostalgji. Mendoj që opozita shqiptare është ajo që është dhe kështu do jetë edhe për 10 vite… Nëse do të kem një ofertë artistike ose shpirtërore më mirë, do ikja nga Shqipëria. Do jetoja në një cep Toskane, do prodhoja verë…

I fiton Rama zgjedhjet e ardhshme sipas tij?

Padiskutim.

Lidhur me “Big Brother Vip 3” ai shprehet:

Unë argëtohem shumë. Ky Big Brother është interesant…

Teksa kujtojmë se sot në nominim janë Egla dhe Rikja, mes dy banoreve, Kastro ka treguar se cila del sipas tij.

Mendoj që do dalë Rikja.