Celebrities Gossip Showbiz

Kush do hedhë në gjyq kë? Trixa i kundërpërgjigjet komentueses në Instagram…

Ish-banorja e edicionit të parë të “BBV” dhe njëkohësisht këngëtarja Beatrix Ramosaj para disa ditësh ka reaguar me anë të një videoje në rrjetin e saj social Instagram teksa ka folur në lidhje me të gjitha sulmet që asaj i janë bërë këto kohë nga mediat dhe jo vetëm. Lidhja e Triksës me aktorin e humorit, Donald Veshaj përfundoi menjëherë pas daljes së këtij të fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E teksa padyshim bukuroshja ka qenë jo pak e kritikuar në rrjete sociale, kohëve të fundit ka nisur të reagojë duke ju kundërpërgjigjur çdokujt që e cënon. Disa orë më parë, ajo na ka treguar se një komentuese i ka shkruar asaj se i ka shkelur privatësinë dhe se do ta padisë për këtë, por në fakt këngëtarja na tregoi se do të marrë masa për këtë dhe çdo komentues tjetër që e bezdis.

Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua t’i them që shpresoj një ditë Zoti t’ja pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja juaj. E nëse dikush do ndjeki çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur.

Trixa ka postuar një kolazh fotosh me përshkrimin “I have screenshots”. Me këtë dixhiturë ndoshta Triksa ka pohuar se bëhet fjalë për pamje bisedash. Mos ndoshta është ndonjë kunjë për aktorin e humorit, Donald Veshaj?!