Celebrities Gossip Showbiz Travel

Kush është gati të udhëtojë me pilotin John Travolta?! Aktori më krenar se kurrë bën lajmërimin surprizues!

Aktori i njohur John Travolta është duke festuar së fundmi një moment historik në jetën e tij. Me anë të një postimi të publikuar në rrjetin e tij social Instagram artisti shihet teksa është duke qëndruar përpara një aeroplani dhe u tha ndjekësve të tij se ka arritur një moment krenues në historinë e tij të aviacionit. Ylli i filmit në videon e postuar tha se:

Një moment krenues për mua, sapo mora licencën time 737. 

Me liçencën e tij të re, Travolta do të jetë në gjendje të pilotojë një Boeing 737. Sipas ‘Alliance Aviation’, qendra më e madhe e pavarur e trajnimit të aviacionit në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine, kursi i tyre i licencës 737 është ideal për ata që janë gati të kalojnë nga sektori privat i pilotëve për t’u bërë pilotë të linjave ajrore komerciale.

68-vjeçari ka qenë pilot i licencuar që kur ishte 22-vjeç, ka qenë gjithashtu ambasador i ‘Qantas Airways’ që nga viti 2002. Në vitin 2020, ylli i “Hairspray” postoi një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën ai po pilotonte aeroplanin e tij privat. Gruaja e ndjerë e tij, Kelly Preston, kishte deklaruar për ‘The Telegraph’ në vitin 2018 se ajo dhe burri i saj udhëtojnë gjatë gjithë kohës përmes avionëve të tij. Ajo deklaroi në ato kohë se:

Ai e ka patentën e tij për gati 30 vjet. Në shtëpinë tonë në Ocala të Florida veriore, ne i kemi avionët të parkuar përpara sepse kemi një pistë të bashkangjitur. Unë kurrë nuk shqetësohem kur John drejton avionin sepse ai është i qetë në çdo situatë dhe mund të përballojë presionin. Me të kemi fluturuar në të gjithë botën, Rusi, Afrikë e Jugut, Australi, Tahiti, Mbretëri e Bashkuar, SHBA dhe Lindja e Largët.

Sjellim në vëmendje se Travolta pësoi një humbje të madhe kur bashkëshortja e tij, Kelly Preston ndërroi jetë në korrik të vitit 2020. Kelly, me të cilën John ishte martuar që nga viti 1991, humbi betejën e saj me kancerin e gjirit në moshën 57-vjeçare.