Bota Travel

Ky hotel me zero yje nuk ka mure apo tavan, por me mijëra njerëz po mbajnë radhën për ta vizituar!

“Nuk mund të flija” dhe “dhoma ime ishte shumë e zhurmshme”, mund të jenë ankesat që shumica e hotelierëve i kanë frikë se mund t’i thonë mysafirët e tyre. Por për vëllezërit Riklin kjo është e gjithë pika e instalacionit të tyre të fundit artistik.

Artistët konceptualë zviceranë kanë lançuar një version ‘anti-idilik’ të konceptit të tyre të hotelit me zero yje, ku mysafirët kanë një krevat dopio në një platformë pa mure ose tavan, të vendosur në një anë të rrugës pranë një stacioni karburanti në fshatin Saillon, në pjesën jugore të Valais, Zvicër.

Tre versione të mëparshme u vendosën në fshatin zviceran ose brenda një bunkeri, por dhoma e re pa mure ose tavan ndodhet afër një tabele që tregon çmimet e benzinës dhe makinat që kalojnë. Vëllezërit thanë se:

Synimi është që të ftuarit të mendojnë për të gjitha problemet në botë dhe t’i frymëzojnë ata të veprojnë ndryshe. Në këtë version të ri anti-idilik, gjumi nuk është qëllimi. Ajo që është e rëndësishme është reflektimi për situatën aktuale në botë. Qëndrimi këtu është një deklaratë për nevojën për ndryshime urgjente në shoqëri.

Pas dy sezoneve të suksesshme verore me më shumë se 4.500 kërkesa rezervimesh në listën e pritjes, ky lloj hoteli po shndërrohet në më të preferuarin e zonave alpine zvicerane të Wildhaus e Toggenburg. Ekzistojnë tri suita të vendosura në peizazhin piktoresk, me “shërbëtorë” modernë që janë aty për të ndihmuar, për të mirëpritur mysafirët dhe për të sjellë mëngjesin. Si emergjencë për motin e keq ekziston një akomodim alternativ në vend, një dhomë hoteli në një kasolle alpine ose një shtëpi ferme e vjetër.