Lifestyle Love & Sex Sex

Ky veprim i përditshëm që ndonjëherë mund ta neglizhoni, ndikon në jetën tuaj seksuale!

Nëse mendoni se gjëja më e rëndësishme është të provoni pozicione të reja dhe më ‘ekstreme’ për të përmirësuar jetën tuaj seksuale, atëherë e keni gabim. Do të habiteni, por jeta juaj seksuale do të jetë më e gjallë nëse e rregulloni vetë shtratin tuaj.

Studimi i fundit tregoi se ky aktivitet përmirëson seksin. Studiuesit anketuan rreth 2000 njerëz për ritualet e tyre të mëngjesit dhe se si ato ndikojnë në jetën e tyre seksuale.

Ata arritën në përfundimin se gratë që rregullojnë rregullisht shtratin e tyre, bëjnë seks tri herë në javë. 42 % e të anketuarve kanë pranuar se nuk eksitohen kur partneri nuk e rregullon shtratin.

Njerëzit që rregullojnë shtretërit konsiderohen të rregullt dhe produktivë dhe për këtë arsye më tërheqës. Është vërtetuar gjithashtu se njerëzit më të rregullt janë përgjithësisht më punëtorë dhe të dobishëm në shtëpi, kështu që ata gatuajnë më shpesh.

Rikujtojmë se, sipas një sondazhi të kryer në Britani mes 12,132 vullnetarëve, rezultoi se 1/2 e grave që morën pjesë, kanë humbur interesin për seksin. Moshat e studiuara ishin midis 16-74 vjeç dhe pyetjet e bëra kishin të bënin me libidon dhe dëshirën për seks. Më konkretisht, gratë që morën pjesë u pyetën nëse kishin ndonjë përvojë me sëmundje seksualisht të transmetueshme, me shtatzëni të padëshiruar apo ndonjë përvojë të marrëdhënieve të detyruara, si dhe nëse i pëlqeu fizikisht akti seksual.

Rezultatet, të publikuara në ‘BMC Public Health’, zbuluan se 34% e grave pranuan se nuk donin të bënin seks, ndërsa shifra korresponduese për burrat ishte vetëm 15%. Përveç kësaj, gratë treguan se ishin të vështira për t’u eksituar seksualisht, si dhe se kishin vështirësi në arritjen e orgazmës dhe se nuk e shijonin aktin, ndërsa 46.5% e tyre konsideroheshin se kishin “shëndet të dobët seksual”, që do të thotë se nuk kanë pasur përvoja të mira emocionale, por kanë pasur edhe probleme fizike dhe sëmundje.