Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Kylie Jenner reagon për herë të parë në lidhje me ndarjen nga Timothée Chalamet!

Fansat e miliarderes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë shprehur shqetësimin se dyshja janë ndarë. Ylli i “The Dune: Part Two” dhe 26-vjeçarja nuk janë parë së bashku në publik që nga janari, duke bërë që disa nga ndjekësit e tyre të besojnë se i kanë dhënë fund lidhjes. Çifti u komentua shumë kur u shfaqën në ceremoninë e 81-të të “Golden Globe Awards” në hotelin Beverly Hilton në fillim të janarit, megjithatë ata nuk janë parë më së bashku që atëherë.

Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner janë shfaqur gjithmone shumë të dashuruar me njëri-tjetrin në çdo dalje publike të tyren. Por mesa duket familja e Chalamet është e shqetësuar për ndikimin që miliarderja Jenner mund të ketë tek djali i tyre.

Së fundmi Kylie Jenner iu shmang pyetjes për Timothée Chalamet në një intervistë të re për “New York Times” duke shtuar spekulimet se çifti është ndarë. Në intervistë, Kylie u pyet për ndryshimin e stilit të saj dhe nëse epoka e saj e ‘clean girl’ ishte e ndikuar nga Timothée Chalamet. Si përgjigje, Kylie tha:

Nuk e di se si ndihem për këtë. Unë thjesht nuk dua të flas për gjëra personale.

Kylie shtoi gjithashtu se nuk është e interesuar t’i kushtojë vëmendje pyetjeve të fansave rreth stilit të saj personal, duke u frymëzuar nga marrëdhënia e saj me aktorin, pasi ajo po e përqendron vëmendjen tek bizneset e saj.