Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner i jep fund lidhjes me Timothee Chalamet?

Fansat e miliarderes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë shprehur shqetësimin se dyshja janë ndarë. Ylli i “The Dune: Part Two” dhe 26-vjeçarja nuk janë parë së bashku në publik që nga janari, duke bërë që disa nga ndjekësit e tyre të besojnë se i kanë dhënë fund lidhjes. Çifti u komentua shumë kur u shfaqën në ceremoninë e 81-të të “Golden Globe Awards” në hotelin Beverly Hilton në fillim të janarit, megjithatë ata nuk janë parë më së bashku që atëherë.

Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner janë shfaqur gjithmone shumë të dashuruar me njëri-tjetrin në çdo dalje publike të tyren. Por mesa duket familja e Chalamet është e shqetësuar për ndikimin që miliarderja Jenner mund të ketë tek djali i tyre.

“Ajo që përfaqëson Jenner dhe familja e saj, shpenzimet e tepërta, operacionet plastike, mungesa e arsimit është në kundërshtim me vlerat e tyre”,-tha një burim i afërt me nënën dhe babain e aktorit. Nëna e Chalamet, Nicole Flender është mësuese ndërsa babai Marc Chalamet shkrimtar dhe gazetar.

Edhe motra e Chalamet-it, Pauline Chalamet, ka bërë një postim ku shprehej kundër jetës luksoze të Jenner. “Nëse puna juaj kërkon një diplomë fakulteti, ju duhet të jeni në gjendje të shlyeni pagesat e kredisë studentore si shpenzim biznesi, ashtu si CEO-t shlyejnë avionët e tyre privatë dhe jahtet për punët e tyre që nuk kërkojnë asnjërën”,-shkruhej në postimin e shpërndarë nga motra e aktorit të famshëm. Nga ana tjetër motrat dhe nëna e Kylie Jenner kanë qenë kaq mikpritëse për Timothée.