Ylli i muzikës pop Lady Gaga ka tronditur me rrëfimin e saj të fundit ku shprehet se është penduar rëndë që e ka “shitur shpirtin e saj te forcat e errëta të Iluminatit”. Në dokumentarin që pritet të dalë së shpejti të titulluar “Gaga: Five Foot Two” këngëtarja tregon mes të tjerash se vuan nga një sëmundje e rëndë muskulore e njohur si “Fibromialgia”, për të cilën beson se i është shfaqur për shkak se ka lejuar Satanin të hyjë në shpirtin e saj përmes organizatës sekrete të Iluminatit.
Ajo tregon se gjithçka nisi në vitin 2006 në Nju Jork, teksa pas një performance i ishte afruar një person i moshuar që i kishte thënë se ishte perfekte për t’u bërë e famshme në favor të disa kushteve.
Ishte një shfaqje e bukur dhe mora shumë duartrokitje. Isha duke pirë cigare dhe mendoja se doja përsëri kokainë, ose më mirë, doja më shumë nga gjithçka, kur erdhi një burrë i moshuar me kostum, dhe më pyeti: ‘Mendoj se ti ke gjithçka që duhet. A e do ti këtë?’. Unë e pyeta për çfarë e kishte fjalën. Ai buzëqeshi dhe tha: ‘Gjithçka, suksesin, famën, pushtetin, paratë. A dëshiron gjithçka?’ Unë fillimisht nuk e kuptoja por pasi u binda që ishte shumë i fuqishëm, u ula në gjunjë dhe e pyeta se kë duhet të adhuroj. E pashë në sy dhe i thashë se doja të kisha gjithçka, se do të bëja gjithçka për ta pasur.
Ajo më tej shton se është penduar për kontratën e saj duke thënë se kërkon të ndërgjegjësojë të tjerë të mos bien nën këtë tundim. Së fundmi rikujtojmë se Gaga ka shënuar një tjetër fitore ligjore, nuk do të paguajë dëmshpërblimin prej 500 mijë eurosh për gjetjen e qenve të saj. Kujdestari i qenve Ryan Fischier u sulmua dhe u qëllua në gjoks gjatë grabitjes dhe u padit nga Jennifer McBride, e cila pretendoi se i detyrohej shpërblim për sjelljen e qenve.